Balluku: Hakerat 14 muaj në sistem, por nuk i kapnim dot se ishin të padukshëm

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Kuvend për sulmin kibernetik të Iranit mbi sistemet dixhitale shqiptare.

Duke iu referuar të dhënave të raportit të FBI, që thotë se, hakerat kishin qëndruar 14 muaj në sistem, Balluku deklaroi se ai nuk është konstatuar dot për shkak se ishte i padukshëm.

Balluku deklaroi para deputetëve se sistemet mbrojtëse të qeverisë nuk ishin të afta që të mbronin të dhënat nga sulmi.

Sipas saj, Shqipëria nuk ka asnjë sistem të avancuar për t’u mbrojtur nga këto lloj sulmesh. Mes të tjerash Balluku pranoi se hakerat kanë qenë për 14 muaj në sistemet qeveritare.

“Ata kanë qëndruar 14 muaj patjetër. Se kanë qenë të padukshëm. Ne nuk kemi sisteme të avancuara. Nuk kemi qenë të përgatitur për sulm të këtij niveli të organizuar nga një shtet tjetër. Ishte e pamundur për ne të përballonim këtë sulm”, tha Balluku.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama, një vasal i shpifur! Turpi i kombit, turpi i Europës!

Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Edi Rama është …

Leave a Reply

Your email address will not be published.