Duma injoron Spiropalin: Koeficient i ulët inteligjence…

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është përplasur sot në kuvend me deputeten e PD-së, Grida Duma, ku kjo e fundit tha se qeveria interesohet për partinë dhe jo për popullin shqiptar.

Debati

Duma: Ne kemi një inkoherencë të madhe, e kemi për Shqipërinë. Përpiqemi që të jemi në atë modestinë tonë për të qenë koherencë për të qenë me Skënderbeun. Jeni inkoherente…

Felaj: Do e ndërpes fjalën, ju mund t’i bini bankave dhe çdo gjë tjetër. Por ajo që është e shkruar do zbatohet.

Spiropali: Po ç’keni pse nuk doni përgjigje?

Felaj: Çdo njeri ka rregullore dhe Kushtetutë para, lexoje dhe nëse nuk e gjen, largohem unë nga kjo sallë.

Spiropali: Nuk e dëgjova me vëmendje deputeten, ka një spirrë verbale. Arrogante, e vrazhdë. Është triumfi absolut i formës mbi përmbajtjen. Gjeti kohë që baltën ta hidhte dhe mbi mua, nuk e marr dot inat. Sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se gjithçka tjetër.

Duma: Koeficient i ulët inteligjence, kur përmbajtësisht të shqetëson forma. Është çështje trashësie, e ke ti këtë. Tani pse ia hoqët zonjës Bano fjalën, pa e ditur se çfarë ishte…

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë …

Leave a Reply