Emaili i Gledis Nanos për drejtuesit në 12 qarqe që tregon si është katandisur policia

Posta elektronike e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano, e rrjedhur nga sulmi i hakerave, ka zbuluar një situatë skandaloze vetë brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Rrjeti “Homeland Justice” ka publikuar të gjithë databazën në Telegram, ndërsa Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet.

Newsbomb.al ka parë një dokument, një shkresë memo që drejtori Gledis Nano u ka dërguar drejtorëve të qarqeve, duke dhënë alarmin për situatën e rëndë ku ndodhen uniformat blu.

Referuar dokumentit, Nano thotë se personat në kërkim ndërkombëtarë lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, dhe vriten po në rrugë. “Agjentët e krimeve një zot e di ku janë”, thotë ndër të tjera ish-drejtori në memon për vartësit.

Nga analiza që ai ka kryer, ka mbledhur informacione të detajuara dhe ato i vë përballë drejtorëve të tij, në 12 -të qarqet e vendit. Ai thotë se në qytete mund të lëvizet lirshëm me armë pa leje, patrullat ndalojnë qytetarë hallexhinj sa për të rritur numrat në statistika.

Po ashtu, referuar dokumentit që newsbomb.al e ka parë, vihet re dhe një komoditet që Gledis Nano u ka krijuar drejtorëve të tij vartës, por që më pas duket se është bërë pishman. Ai thotë se ata i kanë zgjedhur vetë stafet, si rrallë ndonjëherë, por kjo ka rezultuar e gabuar pasi nuk është reflektuar në rezultate pune.

Vëmendja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ndalet dhe te zëdhënëset, për të cilat thotë se ato janë kthyer në sekretare dhe nuk zbatojnë detyrat që u jepen. Madje, sipas memos ato nuk kanë zbatuar as urdhrat që ka dhënë vetë Gledis Nano.

Ky i fundit u thotë drejtorëve se zëdhënëset nuk zbatojnë as urdhrat e tij sepse titullarët i vlerësojnë “si vajzë e mirë” dhe jo në bazë të performancës si pjesë e strukturave të Policisë. Drejtori i Përgjithshëm vijon më tej duke thënë se ato nuk kontrollojnë as komentet e qytetarëve në rrjetet sociale.

Gledis Nano shkruan në memo sse komentet i kontrollon vetë kur ka kohë, në 12-të drejtoritë e qarqeve, ose me to merret drejtori për mediat Gent Mullai, edhe pse nuk është aspak punë e tyre. Ai e konsideron këtë neglizhencë të pafalshme dhe urdhëron që në muajt në vazhdim ato të largohen nga puna.

Dokumenti është tepër i gjatë, pasi është publikuar nga grupi i hakerave dhe ne e kemi parë po ashtu, ku pasqyrohen dhjetëra problematika, që nga vrasjet, krimet në rrugë, vjedhjet e makinave, aksidentet në rrugë, ngelizhencën e policëve, etj.

About Redaksia2

Check Also

Zëri i Amerikës: Rritja e çmimeve ka vënë në vështirësi një pjesë të gjerë të shoqërisë

Në Shqipëri rritja e çmimeve, që prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus në Ukrainë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published.