Berisha: E ftoj SKAP-in e partisë të shqyrtojë çdo vendim të Sali Berishës nga viti ’91 deri sot

Ju garantoj se në çdo vendim do gjejnë vetëm ligjin. Ata që pretendojnë se SKAP-it po i bëhet presion nga të dyja anët, SKAP-it nuk po i bëhet asnjë presion nga PD.

Përkundrazi, PD ka kontribuar shumë me dokumente, fakte, dhe do i paraqesë publikisht.

SKAP-i është shndërruar dhe është krijuar si një organizatë, repart i PS-së.

Mund të jap një shembull: Edi Rama dhe Engjëll Agaçi i dërgojnë SKAP-it një dekret të mëkëmbësit të mbretit Jakoman.

I thonë se ky dekret dëshmon se trojet e rikthyera disa familjeve tiranase janë shpronësuar me këtë dekret.

Çfarë tregon dekreti? Ka emrat e shtatë familjeve, asnjëra nuk i përket kompleksit të klubit Partizani.

Çdo prokurori serioze në botë, merr vetëm një vendim: hap çështje penale ndaj atij që bën padi të rreme. Këtë e parashikon Kodi Penal dhe Procedura Penale e çdo vendi.

SKAP-i i partisë, në vend që të marrë në hetim, Taulant Sharrën, SKAP-i bën sikur nuk disponon këtë falsitet madhor.

Ky nuk është presion, ky është një turp.

Sa herë të më thërrasin, unë nuk njoh asnjë formë parashkrimi.

Unë nuk kam firmosur fap e fap, unë kam firmosur duke pasur ligjet dhe Kushtetutën përpara.

About Redaksia

Check Also

Kim-Ramës: Kush e ka në dorë këtë vend, kriminelët apo qytetarët?

CFARE THA AMBASADORJA KIM PAK DITE ME PARE Yuri Kim: Mendoj se Shqipëria ka një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.