Berisha i kujton Yuri Kim çfarë ndodhi në ’97: Një ambasadore u largua, por jo SHBA

Kryetari i PD, Berisha i kujtoi ambasadores Yuri Kim se nuk ka pasur asnjë ndërprerje të marëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA në ’97, ndërsa ajo u shpreh një ditë më parë se kjo ndërprerje e marrëdhënieve ishte e ngjashme me atë të vitit 1945. “Ajo çfarë ka ndodhur pas atyre ngjarjeve në ’97 ishte largimi i një ambasadoreje në mes të detyrës dhe zëvendësimi me një personalitet diplomatik dhe këshilltar i tre Presidentëve amerikanë si Robert Frouik”,tha Berisha.

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim të zhvilluar me gazetarët është pyetur lidhur me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj tij. Berisha i ka cilësuar deklaratat e ambasadores Kim, të njëjta me ato të kryeministrit Edi Rama.

“Ka disa pasaktës, zyrtarët amerikanë nuk takohen me persona të dizenjuar, është një deklaratë sikur ta kishte bërë Edi Rama. Them sepse është gënjeshtër dhe jo e vërtetë dhe këtë e di çdo shqiptarë. Zyrtarë të lartë të departamentit takohen me të dizenjuar.”, tha ai.

Gjithashtu Berisha komentoi edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të cilët tha se PD nuk mund të largohet nga primaret..

Berisha: Sigurisht që ne do ulemi me aleatët me Partinë e Lirisë dhe aleatët e tjerë dhe do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimunin e konsensusit. Tani nga primaret nuk mund të largohemi. Ne sollëm primarët dhe nëse largohemi nuk jemi më vetja jonë. Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cili mendim do mbizotërojë nuk mund ta them se nuk e di,. Por primaret janë të domosdoshmet

Pyetje: A mund të ketë primare të hapura?

Berisha: Këto do jenë çështje diskutimesh ndërpartiake, por PD nuk mund të imagjinojë të mos përdorë sistemin e primareve, ajo këtë risi solli dhe do t’i qëndrojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanw

About Redaksia2

Check Also

Kalaja depoziton në SPAK kallëzim ndaj Veliajt, Ramës, Lindita Ramës e Artan Lames

Sot me emrin tim personal, unë Adriana Kalaja, depozitova në SPAK 2 kallëzime: 1. Kundra …

Leave a Reply

Your email address will not be published.