Berisha: Kim po falsifikon historinë, krahasoi të pakrahasueshmem

Së fundmi, në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar historinë, me heqje fotografish, me këto e ato. Të cilat shqiptarët i njohin nga e shkuara. Nuk duhet të rikthehen gjëra të tilla.
Por, ajo që m’u duk i pafat dhe qesharak, ishte krahasimi, paralelizmi, i ndërprerjes së marrëdhënies diplomatike në vitin 1946 me 1997. Krahasoi të pakrahasueshmen.
Në vitin 1946, marrëdhëniet diplomatike u ndërprenë zyrtarisht nga qeveria e SHBA, por edhe qeveria e Tiranës, sepse në Tiranë u vendos një diktaturë komuniste. Këto marrëdhënie, rivendosjen e këtyre marrëdhënieve, SHBA e përdorën si leverage për vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Nuk rivendosën marrëdhëniet me Ramiz Alinë derisa u formua Partia Demokratike.
Në vitin 1997, ka dëgjuar apo parë kush ndonjë deklaratë se SHBA ndërpreu marrëdhëniet me SHBA? Kjo është fantazi. Ka pasur një rast që disa diplomatë janë larguar nga pasiguria, por nuk ka kurrë një deklaratë për ndërprerje marrëdhënie apo proces për rivendosjen.
Ajo që ndodhi është kjo, një ambasadore u largua në mes të detyrës dhe një ambasador erdhi, një ish-këshilltar i tre presidentëve të SHBA, Regan, Bush dhe Klinton, dhe ky ishte një mik i shquar i shqiptarëve, Robert Froulin.
Të bësh analogjira, se të leverdis për luftë politike, tregon dobësi ekstreme të paktën në histori, për të mos thënë probleme të tjera.

About Redaksia

Check Also

Veç bajlozëve të aferës “5D”, një shpurë e madhe zyrtarësh të tjerë të korruptuar

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nesër të …

Leave a Reply