Osmani: Kosova u bë anëtare e FIFA-s falë Infantinos dhe ikonës së futbollit, Fadil Vokrri

Në vazhdën e takimeve të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos në Kosovë, ai ka takuar edhe presidenten e vendit tonë, Vjosa Osmanin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ishte i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini.

Infantino ia dhuroi edhe një fanellë Osmanit. Kjo e fundit u shpreh se Kosova u bë anëtare e FIFA-s falë Infantinos dhe ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

“Sporti i bashkon njerëzit e shtetet, por edhe eliminon dallimet! Sot pata kënaqësinë ta mirëpres në takim, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, të cilin e falënderova për mbështetjen ndaj sportit të Kosovës. Në fillim të mandatit të z.Infantino, Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s me një kontribut të jashtëzakonshëm të tij si dhe me punën e palodhshme të ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Sot sporti kosovar kudo në botë ka paraqitje dinjitoze. Presim mbështetje të mëtejme nga FIFA që sportistëve tanë t`u sigurohet infrastrukturë më e mirë, e ata të shkëlqejnë duke treguar potencialin e vërtetë të Kosovës”, shkroi Osmani.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply