Afera ruse, Berisha: Ekziston një dosje “Mitrokhin”, të shohë Rama kë do të gjejë aty

Raporti se Partia Demokratike kishte arrë financime ruse në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha ka trazuar jetën politike të vendit. Teksa kryeministri Rama akuzon Berishën se ishte në dijeni, ky i fundit ka deklaruar se PD nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga Rusia, por është një çështje tërësisht personale e Lulzim Bashës.

Në seancën e sotme parlamentare, Berisha paralajmëroi se historia ruse do të vijojë. Ai theksoi se Rama ka qenë në dije dhe madje i ka mbyllur dosjen Lulzim Bashës. Berisha përmendi një dojse të quajtur Mitrokhinë dhe i bëri thirrje Ramës të shohë se kë do të gjejë në këtë dosje.

Berisha: Këtij sulmon opozitën flet për PD dhe financimet. PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Basha, U them se PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka rezistuar rusëve. Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i deklaroi Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rus i mbylli dosjen e për këtë ka fakte. Hetimi është qesharak. PD ka krijuar komision hetimor dhe kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave. Ka një raport zyrtar por në bllokimin e hetimit përgjegjësi ka Rama i cili ose e bllokoi për ta marrë peng Bashën ose me urdhër të atyre që i ka dhënë dhënë paratë. Ju them ekziston një dosje në Mitrokhinë, të shohë Rama kë do të gjejë në atë dosje. Historia ruse do të vijojë.

About Redaksia

Check Also

Grabitet selia e PL, rrjeti i komunikimeve elektronike dhe…

Petrit VASILI Partia e Lirisë është përballur me një ngjarje të tipit mafioz, karakteristike e …

Leave a Reply