Unë e kam të qartë se hakera iranianë sulmuan portalin e-Albania dhe e besoj raportin e publikuar. Por unë absolutisht, të dhënat faktojnë se ata nuk janë të vetme. Se sistemet dixhitale të Shqipërisë u shkatërruan nga hakera rajonalë, europianë, por edhe strikt qeveritarë.
Imagjinoni për një moment, një proces që ka filluar në vitin 2017-2018, proces që u vazhdua me dorëzimin e të dhënave personale të 1 milionë shqiptarëve te patronazhistët, proces që u vazhdua me publikimin e rrogave dhe targave.
A ka njeri sot, në një proces të vetëm gjyqësor për gjithë këtë veprimtari, që ishte mirëfilltaz qeveritare?
A ka një njeri të ndaluar, të arrestuar, për të gjithë këtë shembje të infrastrukturës dixhitale të vendit?
Asnjë njeri, sepse drejtësia është një vegël e partisë-shtet dhe zbaton vetëm urdhrat e saj.
