Berisha: Nuk është marrë asnjë masë e vetme për mbrojtjen e sistemeve

Unë informoj gjithashtu se nga data 15 korrik deri më sot, nuk është marrë asnjë masë e vetme për mbrojtjen e sistemeve. Të gjitha të tjerat, janë mashtrime.
Sistemet janë në mëshirë të atyre që po i sulmojnë dhe po i shkatërrojnë.
Natyrisht, sistemi TIMS, sipas burimeve serioze, është sulmuar nga hakera qeveritarë, me qëllim për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve, deputetëve, me grupet kriminale dhe trafikantët, udhëtimet e tyre të përbashkëta, të cilat janë një provë e pakontestueshme e bashkëpunimit të krimit me politikën.
Kurse, nxjerrja e të dhënave të kartotekës, përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe dorëzimit të këtij shteti mafioz, tërësisht në duart e krimit.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe, këtë veprimtari kriminale, shtetërore.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne jemi misionarë, beteja të mëdha na presin!

Duke folur nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, sot u faktua …

Leave a Reply

Your email address will not be published.