Bullgarët rikthejnë si Kryeministër Borisovin, e djathta fiton zgjedhjet

Partia bullgare GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov duket se ka marrë një fitore të ngushtë në zgjedhjet e së dielës. Exit Poll-et e Gallup International dhe Alpha Research raportuan se GERB e qendrës së djathtë ka marrë 23.6% – 25.5% të votave. Rivali kryesor i saj, reformisti “Ne vazhdojmë ndryshimin” e Kiril Petkov, kabineti i të cilit u rrëzua në qershor ndiqte me 19.5% – 19.9% të votave.

Nëse ky rezultat konfirmohet, pritet të ketë bisedime të vështira për qeverinë e re. Mund të kemi sërish një parlament të përçarë ose zgjedhje të tjera. Këta janë zgjedhjet e katërta në më pak 2 vjet. Duket se votuesit kërkuan qëndueshmëri për shkak të inflacionit të fortë dhe luftës në Ukrainë.

Një qeveri e dobët do të zgjaste paqëndrueshmërinë e politikës. Kjo do të rriste rrezikun që Sofja të humbiste vitin 2024 për hyrjen në “zonën euro”. Shumë nga kundërshtarët politikë të Borisovit e akuzojnë atë se ka lejuar përhapjen e korrupsionit. Borisov qëndroi 10 vjet në pushtet deri pranverën e kaluar.

About Redaksia2

Check Also

Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për nënshkrim

Alex RAUFOGLU Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja dhe Irani janë më …

Leave a Reply