Me miqtë e Partisë Popullore Austriake/ Pollo: Zgjidhjet politike do i gjejmë te forcat e qendrës së djathtë

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka zhvilluar një takim me miqtë e Partisë Popullore Austriake në Shqipëri.

‘Të shqetësuar nga shumë gjera përfshi së fundmi amnistinë fiskale, pasaportat e florinjta etj. Por edhe me shpresë se zgjidhjet politike do të mund t’i gjejmë me forcat politike të qendrës së djathtë’, shkruan Pollo në Facebook.

Postimi i plotë

Sot me miqtë e Partisë Popullore Austriake që vizitojnë Shqipërinë. Me Partinë Demokratike i lidh një miqësi 31 vjeçare. Vizita e organizuar nga Akademia Politike e PPA ka në fokus zhvillimet politike, marrëdhëniet rajonale e sidomos perspektivën europiane. Të shqetësuar nga shumë gjera përfshi së fundmi amnistinë fiskale, pasaportat e florinjta etj. Por edhe me shpresë se zgjidhjet politike do të mund t’i gjejmë me forcat politike të qendrës së djathtë. GP

About Redaksia

Check Also

Si e poshtëroi regjimi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Një poshtërim i denjë që ndodh vetëm në “Republikat e Bananeve” apo narko-republikave ku hetuesit …

Leave a Reply