Primaret/ Kaso: Modalitete të ngjashme me zgjedhjet e 6 marsit

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso tha në një intervistë për Euronews Albania se primaret në PD do të zhvillohen me modalitete të ngjashme me planin në zgjedhjet e 6 marsit.

“Vetëm është çmuar e udhës që të evidentohen disa problematika të cilat u verifikuan në ushtrimin e parë të primareve që bëri Partia Demokratike, pra atë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke synuar që ato gjëra që mund të shërbenin si burim konflikti midis kandidatëve të evitoheshin për sa të ishte e mundur dhe të gjendeshin modalitete të tjera tej atyre që u aplikuan në datën 6 mars,’ – u shpreh Kaso.

Sipas tij një vendim i tillë po merret në mënyrë që kandidatët e përzgjedhur nëpërmjet këtij mekanizmit të primareve të kishin një konsensus sa më të gjerë duke dalë tej antarësisë. Kaso sqaroi se, nuk ka një numër të kufizuar të pjesëmarrësve në garë.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Regjimi liron bandën e hajdutëve të Bashkisë/ Kelliçi: Kapitullim i drejtësisë ndaj krimit të veshur me kostum

Belind KELLIÇI Më 26 prill 2023 bëra publike për herë të parë skemën 5D të …

Leave a Reply