Shpërthejnë depozitat e ujit në shkollën 9-vjeçare që u rindërtua nga qeveria pas tërmetit

Kanë shpërthyer depozitat e ujit në shkollën 9-vjeçare ‘Vëllezërit Haradinaj’ në Durrës e cila u rindwrtua nga qeveria pas tërmetit. Për këtë shkak, është pezulluar përkohësisht procesi mësimor.

Rreth 540 nxënësit e arsimit 9-vjeçar të shkollë “Vëllezërit Haradinaj”, janë njoftuar kur kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në shkollë për defektin në sistemin e kaldajave, dëmtimi i të cilave ka shkarkuar ujë në pothuajse të gjitha katet e objektit.

Kjo është një ndër shkollat e rindërtuara nga qeveria pas tërmetit në vitin 2020.

About Redaksia

Check Also

Njeriu më i afërt i Trump në Kongres që kërkon hetimin e Ramës për lidhjet me kartelet e drogës

Në prill të këtij viti New York Times publikoi një artikull me titull “Miliarderët sirianë …

Leave a Reply