Tatimi i energjisë rritet 300% për xhamitë, kishat dhe teqetë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar sot në Kuvend se opozita do të vijë shumë shpejt në pushtet dhe ka ngritur si dëshmi, të dhënat e fundit të një sondazhi të Terra World “Kush e fiton duelin”, të cilin ia tregoi së pari ministres Elisa Spiropali, me të cilën debatoi dhe më pas të gjithë socialistëve në sallë.

“Asnjë fjalë nuk u tha këtu për faktet konkrete që paraqita, vjedhjet dhe abuzimet e tmerrshme që bëhen me fondet e qeverisë dhe që janë vetëm e ajsbergut, – tha Berisha. – Po të jem i sinqertë, për herë të parë në këtë platformë, zonja tha një të vërtetë: Tha që “do vish”. Po! Ja ku është! (Tregon grafikun në Ipad). E fundit. Ja ku është e fundit. Do të vijmë! Opozita ecën e sigurt drejt fitores. Po, po, Hulusi je i përkohshëm fare, do të ikësh para se të kujtohesh”, iu drejtua kryedemokrati edhe ministrit të Drejtësisë.

Berisha e vazhdoi debatin me socialistët edhe për çështjen e çmimit të energjisë, edhe të financimeve të huaja. Ai foli sërish me fakte:

“Do t’ju them për energjinë vetëm kaq: këta të cilët tatojnë biznesin me 225 lek kilovatin, kishën me 225 lekë, xhaminë me 225 lekë, teqenë e Kulmakut me 225 lekë – këta janë borxhli 200 milionë dollarë OSSH-së. Të gjitha institucionet të marra së bashku! Dhe ky është një abuzim i tmerrshëm. Dhe këto 200 milionë lekë, i paguan kisha për ju, i paguajnë furrat e bukës për ju, i paguajnë më të varfrit e kësaj Shqipërie, ndërsa ju ato para, 200 milionë, i përdorni për ahengje, i përdorni për udhëtime, për lukse dhe kjo është e vërteta. Kjo është e vërteta.

Lidhur me problemet që shtroi z. Pandeli, në mënyrë absolute, kurrë, PD-ja nuk ka marrë një qindarkë dhe nuk mund të marrë kurrë nga një vend të cilin ajo e ka pozicionuar gjithnjë si një armik të çështjes kombëtare shqiptare. Ka ndodhur, është e vërtetë, ka ndodhur që ish-Kryetari i saj është akuzuar njëherë nga media dhe tani së fundmi, nga raport zyrtar i komunitetit të inteligjencës së SHBA.

Për këtë është ngritur një komision që do të bëjë hetim gjithçka, por mos harro dosjen e hetimit e mbylli Edi Rama, e mbylli Ëngjëll Agaçi dhe mjafton të lexosh vendimin e mbylljes e kupton sa qesharak, sa të pacipë, sa të përciptë kanë qenë në hetimin e një çështjeje që Edi Rama e dinte se janë para ruse. E kishte deklaruar. E bëri këtë për të kapur peng Bashën apo për shkak të dosjes Njitrokin, koha do ta provojë,” theksoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Historitë dhe histeritë me deputetin Luan Baçi nuk e shpëtojnë dot Organizatën Kriminale…

Nga Adriana KALAJA Shumë e sforcuar sot historia dhe histeria që regjimi, për të mbuluar …

Leave a Reply