Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Skënder Gjinushi, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate, i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme nuk ka në botë.
“Sot Akademia kremton 50-vjetorin me një regres të madh. Nëse më parëkishte në krye një historian të nderuar si Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës, që uzurpoi postin e kreut të akademisë duke ia shitur partinë e tij Tom Doshit.
Skënder Gjinushi, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate, i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme nuk ka në botë.
Ai që mori atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës. Por për pazarxhinjtë Rama-Gjjinushi, Kushtetuta nuk vlen një lekë.
Rëndësi ka që të blinte Akademinë me partinë. Nuk ka ditë më të zezë se kjo e sotmja, kur ai institucion feston 50-vjetorin me një qenie të turpshme si kryetarin e saj”, tha Berisha.
Gazeta RD