Putrat e tigrit Ahmetaj në dokumentet e shtetit dhe në xhepat e shqiptarëve, 3 kallzimet në SPAK

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi

Pas Alqi Bllakos, që ‘u qeras’ me “arrest shtëpie”, megjithëse numri i veprave penale të tij është i gjatë sa një listë hit parade në MTV, radhën e ka sot ‘tigri i korrupsionit’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
Tre janë Kallëzimet penale ndaj tij:
1. Shpërdorim i Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2. Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal;
3. Krijimi grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 28, pika 4, dhe neni 333a dhe 334 të Kodit Penal;

Është fakt se në dy ministri të ndryshme, Arben Ahmetaj ka pranuar, dhe më pas ka firmosur, financimin me 53 milionë euro për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit.
Arben Ahmetaj ka miratuar modelin financiar për inceneratorin e Tiranës.
2 nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për rastin e Tiranës janë të emëruar nga Arben Ahmetaj.
Është fakt që në kohën e vlerësimit të ofertave për Tiranën, Arben Ahmetaj ishte me pushime me 2 nga pronarët e ardhshëm të inceneratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Per kete ekziston vendimi i Gjykatës se Kumanoves, ku Ahmetaj u aksidentua se bashku me Mirel Mertirin.
Ahmetaj nuk e ka mohuar kurre aksidentin, por nuk ka dhene asnjehere shpjegime per marredhinien me Mertirin.
Gjithashtu Ahmetaj ka patur ortakeri me Mirel Mertirin dhe Klodian Zoton ne kompanine e tij “Hermes”.
Arben Ahmetaj gjithashtu ka angazhuar fondet buxhetore duke garantuar mbeshtetje buxhetore per Inceneratorin e Tiranes, dhe duke ja kaluar te gjithe riskun shtetit, duke garantuar cdo qindarke per Koncensionarin e Tiranes.

Partia Demokratike e ka denoncuar vazhdimisht putrën e tigrit në dokumente e shtetit dhe në xhepat e shqiptarëve.
SPAK, jo nga frika prej tigrit, por prej shefit të tij, i ka shpërfillur provat duke e lënë veten të ekspozuar ndaj dyshimeve të publikut.
Vjedhja me djegësat në tre qytete kryesore të Shqipërisë vazhdon si të ishte një orë e pagabueshme zvicerane.
Pronarët janë në kërkim, por paratë i marrin.
Paratë merren, por inceneratori i Tiranës nuk ekziston, dhe i Elbasanit nuk punon.
Ku shkojnë paratë, atëherë?
Sa herë që kërkojmë emrin e atij që është në krye të punëve, na del Edi Rama. Nëse, siç thotë vetë naltgjatësia e tij, përgjegjësitë nuk janë kolektive, atëherë barra për kolektivin e prishur e të korruptuar i takon përgjegjësit.
Prapë na del emri i Edi Ramës.
Por, në radarin e SPAK, ASPAK.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply