Europa është ende e ndarë mbi instrumentet e kontrastit ndaj krizës energjitike. Zgjedhja vetmitare e Gjermanisë rrezikon që të bëhet një bumerang.
Në Ecofin është arritur një marrëveshje për ta forcuar REPowerEU, fond i kushtuar tranzicionit ekologjik, me 20 miliard euro, prej të cilave rreth 2.7 të destinuara për Italinë. Vendi ynë do të mund edhe të përdorë kundër energjisë së shtrenjtë fondet strukturore të programimit 2014 – 2020 jo ende të shpenzuara, që do të duhet të shkojnë në rreth 20 miliardë. Parlamenti Europian është shprehur edhe në favor të propozimit për të taksuar ekstrafitimet e kompanive energjitike, të ardhurat e të cilave do të mund të përdoren, siç po bëhet tashmë në Itali, për masa mbështetëse ndaj ekonomisë, por në Bashkimin Europian është ende e fortë shenja e lënë nga përçarja mbi propozimin e “instrumentit të mutualizuar” të ri mbi modelin e mekanizmit SURE të hartuar pas pandemisë.
Gjermania, Austria dhe Hollanda janë treguar kritike dhe nuk duhet harruar se Berlini ka njoftuar javën e kaluar caktimin e 200 miliard eurove për të mbrojtur bizneset dhe qytetarët europianë nga faturat e shtrenjta. “Sanksionet janë imponuara nga të gjithë, por nuk ka një fond financiar të përbashkët për të kompensuar pasojat ekonomike. Për këtë motiv vendet e pasura do t’i shpëtojnë bizneset e tyre me shuma të mëdha parashë, ndërsa ato të varfër nuk munden. Është fillimi i kanibalizmit në Bashkimin Europian”, ka qenë komenti i kryeministrit hungarez Viktor Orban. Sipas Luigi Campiglio, Profesor i Politikës Ekonomike në Universitetin Katolik të Milanos, por përcaktohet «një situatë e rrezikshme për të gjithë, sidomos për Gjermaninë».
Pse kjo situatë do të ishte e rrezikshme për Gjermaninë?
Sepse Berlini përfundon me hyrjen në konflikt me një pjesë numerikisht të rëndësishme të vendeve të tjera europiane që nuk do ta meritonin. Faktikisht nuk duhet të harrojmë se komponentët që janë pjesë e zinxhirit prodhues gjerman vijnë nga shtete të tjera të Bashkimit Europian, midis të cilave Italia: nga pikëpamja industriale, Gjermania është një pol tërheqës që projekton, decentralizon, merr produktin e ndërmjetëm, e asemblon dhe e eksporton.
Pra, nëse vendet furnizuese hyjnë në krizë, përfundohet për t’u ndodhur në vështirësi edhe aparati industrial, që me ato 200 miliard faktikisht do të duhet të na shpëtojë…
Në vështirësi është tashmë, pasi në vijim të hapjes së Organizatës Botërore të Tregëtisë për Kinën, Gjermania e ka pushtuar praktikisht me produktet e saj vendin aziatik, rritja ekonomike e të cilit fillon të ngadalësojë, pa harruar se është rritur prodhimi i brendshëm kinez. Sikur gjermanët të kishin një minimum perspektive, do të paralajmëroheshin dhe të mos e vinin në vështirësi pjesën tjetër të Europës, duke parë se shpejt tregjet aziatike nuk do të jenë ato që janë sot.
Mbi të githa është edhe e panjohura e sanksioneve perëndimore ndaj Kinës për çështjen e Taivanit.
Po. Sipas meje ky demonstrim egoizmi total do të jetë një bumerang për Gjermaninë. Të jesh vendi kryesor i Bashkimit Europian do të ishte një përgjegjësi më shumë, jo më pak.
Në Gjermani nuk e kuptojnë këtë rrezik bumerangu?
Shiko, besoj se ka pak miopi politike në Berlin, si tjetërkund: këto 200 miliard euro do t’i sillnin patjetër përfitime afatshkurtëra për qytetarët gjermanë, gjë që do të thotë konsensus dhe vota. Në momentin ku Gjermania vendos të ecë në rrugën e saj, edhe vendet e tjera duhet të jenë të autorizuara të lëvizin për llogari të tyre: parimi i unanimitetit nganjëherë i ka bllokuar apo i ka vonuar operacione që qenë në interesin e të gjithëve, kështu që tani duhet të shkohet drejt një mazhorance super të kualifikuar.
Do të duhet kohë për një ndryshim të këtij lloji. Si ja bëhet të pritet?
Ndërkohë duhet kuptuar se aksin tradicional franko – gjerman ekziston ende apo jo. Eventualisht duhet lëvizur për të lidhur marrëveshje midis Italisë, Francës, Spanjës dhe vendeve të tjera. Personalisht do të preferoja megjithatë që gjermanët, duke parë se kanë famën e të qënit racionalë, do ta kuptonin se rrezikojnë të bëjnë keq.
Duke pasur parasysh se duhet të presim kohët e Europës, çfarë mund të bëjë ndërkohë Italia?
Besoj se në dy javët e ardhshme në Itali do të jenë të përqëndruar mbi formimin e qeverisë së re. Do ta spostoja fokusin tjetërkund. Kam parasysh të them se përballë kësaj situate vërtet të brishtë, pasigurie, me një luftë në zhvillim, më duket anormale që në nivel europian nuk e vrasin mendjen. Nëse për shkak të pandemisë është krijuar Next Generation EU, ka mundësi ë në këtë situatë lufte, ku flitet për rrezik bërthamor, nuk ka një program që të mbajë parasysh faktin që Europa është indirekt në luftë? Faturat e shtrenjta dhe kriticitetet e tjera që vënë në vështirësi biznese dhe familje janë fruti i luftës.
Pra dp të duhet iniciativë më e madhe nga ana e Komisionit Europian?
Absolutisht. Jam i habitur nga fakti që lidhur me këtë temë nuk lëviz asgjë. Është e vërtetë se Ukraina duhet ndihmuar, por nëse në fund Europa mbetet praktikisht e mbaruar nuk është një rezultat i madh. Jemi në një bashkim, një zonë gjeografike e gjerë, që në kohë lufte duhet të japë mbështetje me politika që megjithëse në situatën delikate në të cilën ndodhet, janë për zhvillim, në mos për rritje. Por për këtë nuk diskutohet. Shpjegimi i vetëm që arrij të jap për gjithë këtë është se dukshlm bindja se NGEU i artikuluar në nivel vendesh të veçanta shkon mirë për gjithçka.
Është kjo që në fakt ka thënë Ursula von der Leyen në diskutimin e saj mbi gjendjen e Bashkimit.
Po, mëkat që kur NGEU është krijuar nuk kishte luftë në Ukrainë. Me arësye më të madhe tani që kemi një Bankë Qendrore Europiane që rrezikshëm po rreshtohet me FED në ringritjen e taksave, si ja bën një zonë ekonomike që pretendon të ketë projekte të përbashkëta të injorojë se ka një konflikt në dyert e saj? Duket se kujtohet vetëm për të dërguar armë në Kiev. Problemi është se Europa ka nevojë për mbështetje.
Në këtë kuptim është emblematike se vetëm në javët e fundit nga ana e institucioneve europiane është filluar të flitet për rretik reçisioni, kur ishte gjerësisht e parashikueshme muaj më parë…
E di. Sinqerisht diskutimet mbi rritjen në Europë e disa jave më parë i ngjanin një përralle tek e cila pëlqehet të besohet. Sot bëhet një diskutim që i thënë brutalisht do të tingëllonte kështu: pse kjo që i jepet Ukrainës nuk i jepet Europës? Në një mënyrë ose në një tjetër Rusia po ndërmerr aksione të politikës monetare dhe fiskale të brendshme për t’i kufizuar efektet e sanksioneve, kurse Bashkimi Europian jo. Von der Leyen duhet ta shpjegojë se pse.
Duhet thënë se nëse shkon në fund ekonomia europiane nuk do të mund të jenë në ndihmë të Ukrainës…
Edhe kjo është e vërtetë. Ekonomia tashmë po ngadalësohet, kur do të arrijë reçisioni me çfarë fytyre do ta mbështesim Ukrainën kur këtu do të jenë për t’u paguar fatura stratosferike? Uroj që të ketë një tavolinë diskutimi, siç thonë diplomatët, shumë të sinqertë në Bruksel, pasi duke ecur përpara kështu nuk shkohet asgjëkundi.
(nga Il Sussidiario)
Përgatiti
ARMIN TIRANA