Ambasadorja e BE: Raporti është i qartë! “Pasaportat e arta”, rrezik për pastrim parash

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ka deklaruar se KiE është treguar i qartë në politikat e tij kundër “pasaportave Gold” duke theksuar se javën që shkoi një shtet anëtar u padit në Gjykatë për shkeljen e saj.

“Mendoj se raporti është tejet i qartë. Sigurisht që BE respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të vednosur skemat për dhënien e nënshtetësisë.

Në lidhje me ‘pasaportat gold’, raporti është i qartë. Sigurisht që BE respekton sovranitetin e secilit do shtet që të vendosë se çfarë skemash do të ketë për dhënien e shtetësisë, por duke marrë shkas nga agresioni rus në Ukrainë, kjo do të vinte në pah rrisqet që janë thënë dhe në raport. I është bërë thirrje vendeve që t’i jepet fund dhënies së shtetësisë në këtë formë. Një shtet u padit në gjykatë për këtë shkelje. Secili shtet duhet të vendosë vet se si do të ecë përpara për këtë çështjes”, tha ndër të tjera Hohmann.

​

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …

Leave a Reply