Meta: Njohim vetëm një PD, atë ku është zgjedhur Berisha, jo atë që mban vulën!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar këtë mbrëmje se njohin vetëm një Parti Demokratike, atë ku është zgjedhur Sali Berisha dhe jo atë PD që mban vulën. Meta tha se bashkimi i shqiptarëve kundër regjimit është më i lehtë sesa bashkimi që përpiqet zoti Berisha brenda selisë blu.

Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se për zgjedhjet lokale nuk do të nxjerrin asnjë kandidat pa u rakorduar me Partinë Demokratike dhe se nuk kanë asnjë kusht.

“Unë mendoj që bashkimi i shqiptarëve kundër regjimit është më i lehtë sesa bashkimi që përpiqet zoti Berisha brenda Partisë Demokratike. Çështja duhet të ishtë zgjidhur me kohë, me gjykatën.

Ne njohim vetëm një Parti Demokratike, njohim partinë ku është zgjedhur zoti Berisha njohim partinë e vërtetë, jo partinë që ka vulën.

Ajo është një parti legjitime. Përsa i përket gjykatave të Edi Ramës këto dihen. Unë kam thënë që zoti Berisha duhet të nxjerrë sa më parë kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

Do mobilizojmë çdo shqiptar kundër Rilindjes. Ne nuk do të nxjerrim asnjë kandidat pa u rakorduar me Partinë Demokratike dhe nuk kemi asnjë kusht”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.