Të verbërit në protestë: Linda t’ia lidhë sytë Ramës dhe…

Një tjetër protestë u zhvillua në Tiranë këtë të shtunë. Në ditën e “Shkopit të bardhë”, të verbërit dolën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar të drejtat e tyre si dhe pagesa më të larta.

Ata thanë se kërkojnë përmirësimin e kushteve infrastrukturore që atyre u vijnë në ndihmë për të lëvizur, si dhe rritje të pagesave.

“Jemi të harruar, të braktisur totalisht nga kjo qeveri që e kemi votuar. Me plot gojën i kemi votuar dhe jemi të braktisur. Po mbijetojmë. Vetëm ditën e votave kujtohen”.

Kështu deklaruan disa prej protestuesve të verbër që morën sot pjesë në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ata thanë se pagesa nuk mjafton për asgjë dhe se ata që shërbejnë si kujdestar të të verbërve nuk janë as të siguruar. Bashkëshortja e një prej të verbërve i kërkoi kryeministrit Edi Rama të vendoset vetëm një orë në pozicionin e tyre.

“Me çfarë të jetoj, me 130 mijë lekë? Më thotë se nëse nesër ky vdes unë nuk kam as vjetërsi pune. Po shikojmë nga fëmijët të na ndihmojë. Ne kemi marrë 6%. Thuaj 10 mijë lekë, sa të dalësh poshtë pallatit prishen. Vetëm një orë të rrijë kryeministri si këta. Një orë bashkëshortja t’ia lidhë sytë e t’i vërë bukën para, ta shikojë se çfarë është kjo jetë. Është shtresa më inteligjente, por janë të mbyllur”, tha protestuesja.

“Nuk kemi kushte, infrastruktura nuk na ndihmon. Pagesat që marrim janë shumë të ulëta për të përballuar koston e jetës. Me vështirësi mbijetojmë. Duhet të paguajmë drita, ujë, personin që kujdeset për ne. Nuk e di si ia dalim. Nuk kemi as ambiente për të lëvizur, për të dalë”, tha një nga protestuesit.

About Redaksia

Check Also

Hohmann: BERZH program 10 milionë euro për potencialin turistik të Shkodrës

Pas vizitave që Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann zhvilloi javën e shkuar në bashkinë e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.