“Besoj se nuk ka vend për kritika as ndaj Cristianos dhe as Leos”!

Ander Herrera i ka quajtur Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon si futbollistët më të mirë në histori. Mesfushori spanjoll gjithashtu tha se nuk ka vend për t’u kritikuar këta dy futbollistë.

“Sa i përket Ronaldos, kur ke një lojtar që ka shënuar 24-25 gola sezonin e kaluar, si mund të thuash që skuadra nuk ka nevojë për të? Golashënuesi më i mirë i skuadrës, një nga golashënuesit më të mirë në Evropë. Sigurisht, ai mund të mos shënojë 50 gola çdo sezon, por gjithsesi lufton, shënon, kujdeset për veten çdo ditë. Kjo kërkon respekt. Tani, me siguri, ju duhet ta kontrolloni atë për sa i përket stërvitjes dhe lojërave. Nuk mund ta detyrosh të luajë në çdo ndeshje të sezonit, ai do të jetë në aksion në momente vendimtare”, tha ai për “ESPN”.

“Ka një gjë që nuk gënjen – është statistika. Ronaldo është gjithmonë i gatshëm të luftojë, të shënojë, të vrapojë, të marrë përgjegjësinë për ekipin. Besoj se nuk ka vend për kritika as ndaj Cristianos dhe as Leos. Sigurisht që të gjithë do të flasin për ta, sepse ata janë ndoshta dy lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Për mua personalisht ishte një ëndërr të luaja pranë Messit, të stërvitesha me të – një ëndërr që është bërë realitet”, shtoi ish-mesfushori i Manchester Unitedit.

“Pasi u njoha personalisht me Messin, realiteti doli të ishte më i mirë se sa pritej – ai gjithmonë përpiqet të ndihmojë ekipin, respekton të gjithë, ai është lojtari më i mirë në histori dhe mund ta shihni sa modest është”, vazhdoi 33-vjeçari.

“Është mirë që Cristiano të kthehet te Manchester United. Ai shënon gola dhe është kthyer në Mançester ku filloi gjithçka. Ndonjëherë shoh se si disa gazeta apo gazetarë nuk i respektojnë këto dy legjenda. Duhet t’i falënderojmë për gjithçka që i kanë dhënë futbollit. Për ato klasike në të cilat luajtën kundër njëri-tjetrit. Duhet t’i falënderojmë për atë që kanë bërë dhe atë që vazhdojnë të bëjnë”, tha Herrera.

Kujtojmë se Ander Herrera u huazua këtë sezon nga Paris Saint-Germaini te Athletic Bilbao, derisa në marrëveshje ekziston edhe opsioni që klubi spanjoll ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

About Redaksia

Check Also

Messi e çon Argjentinën në fitore ndaj Meksikës

Argjentina ka shënuar fitore të rëndësishme në Kupën e Botës “Katar 2022”. Të përzgjedhurit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.