Banorët e Lezhës të cilët përfitojnë apartamete te reja në lagjen Gurra të qytetit, janë shprehur të pakënaqur për hedhjen e shortit. Ata kanë shprehur se kanë marrë banesa më të vogla seç kishin duke akuzuar kryeministrin dhe bashkinë për vjedhjen e metra katrorëve dhe mos përmbushjen e premtimeve.
Hedhja e shortit për shpërndarjen e apartametenve në lagjen Gurra në Lezhë nga procesi i rindërtimit, është shoqëruar me debate mes banorëve të dëmtuar nga tërmeti dhe perfaqesusve të bashkisë. Ata shprehen të irrituar për mënyrën sesi është bërë ndarja e metra katrorëve për frymë.
Banorët protendojnë se nuk kanë përfituar ato metra që kanë patur në certifikatën e pronësisë, ndërsa akzuzojnë bashkinë që po i vjedhin pronën duke mos i llogaritur biznesin që kanë humbur nga tërmeti.
Nënkryetari i bashkisë Lezhë Ermal Pacaj sqaron se pakënaqësite e banorëve do të ndiqen në instancat e tjera jashtë procesit të rindërtimit.
Javën që vjen banorëve pritet që tu dorëzohen çelësat e apartamenteve të reja që janë rindërtuar në lagjen Gurra në Lezhë.