Berisha: Agaçi hyri dhe doli serbes nga ‘Skapi’ i partisë! Firmosi 17 procedura brenda 24 orëve

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sot nga selia blu në lidhje me marrjen në pyetje të sekretarit të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi në lidhje me aferën e Inceneratorëve.

Berisha deklaroi se edhe pse u njoftua me shkresë se procedura ishte e paligjshme, Agaçi firmosi 17 procedura të paligjshme brenda 24 orëve.

“Agaçi dhe Edi Rama janë fajtorët më kryesorë sepse firmosën disbursimin e shumave shumë milionëshe një kompanie që sapo ishte krijuar dhe nuk plotësonte asnjë kriter ligjor për t’iu besuar ndërtimi i inceneratorëve”, tha Berisha.

“Sot dua të denoncoj parodinë që po ndodh me aferën e inceneratorëve. Ju e patë njeriu absolutisht i dytë më përgjegjës për këtë aferë 420 milionë hyri dhe doli serbes si të ishte në një kafene si Skapi i partisë. Qytetarët duhet ta dinë se paratë, taksat e tyre, u dhanë pikërisht nga firma e kundraligjshme e Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçi.

Taksapaguesit shqiptarë e paguajnë vetëm që t’i thotë kryeministrit dhe këshillit të ministrave përputhen apo nuk përputhen me ligjin. Ai megjithëse enti i specializuar kombëtar i prokurimeve i drejtuar nga Eduard Ahmeti i bëri shkresë e procedura e prokurimit është e paligjshme, prokurim me negociatë të mbyllur, ai përgatiti aktin për të dhënë fondet për këtë prokurim të paligjshëm i cili në rast se Agaçi bllokonte fondet shndërrohej në një letër të vdekur pa vlerë.

Ai kërkon të lajë duart dhe të thotë se tenderin e shpalli ministri ndërsa ai me vetëdije se ishte në kundërshtim me ligjin firmosi disbursimin e parave. Agaçi dhe vetëm ai mund të realizonte 17 procedura në 24 orë. Pëveç Agaçit një gjë të tillë mund ta bënte vetëm kryeministri i vendit. Askush tjetër nuk ka fuqi ekzekutive për të urdhëruar agjencitë që me emergjencë brenda 24 orëve të dorëzojë 17 akte për procesin e kontraktimit të një kompanie që nuk plotësonte asnjë kusht.

Agaçi dhe Edi Rama janë fajtorët më kryesorë sepse firmosën disbursimin e shumave shumë milionëshe një kompanie që sapo ishte krijuar dhe nuk plotësonte asnjë kriter ligjor për t’iu besuar ndërtimi i inceneratorëve. Plotësonte si kriter të vetëm një kompani false të Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit për t’i vjedhur shtetit dhe taksapaguesve qindra miliona euro”, deklaroi ai.

About Redaksia

Check Also

Veliaj vendos të prishë pallatin 5 vjet pas tërmetit! Banorët: Duan tokën për ndërtim…

Shteti është kudo. Në çdo sferë të jetës, brenda në shtëpi, në faturat që paguajmë …

Leave a Reply