Berisha: Shumë shpejt do u prijmë protestave të fuqishme!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lajmëruar se shumë shpejt do të nisin protesta e udhëhequra nga PD.

Lajmin Berisha e bëri të ditur gjatë një konference për mediat, teksa theksoi se askush nuk mund të tallet me djersën e shqiptarëve.

Ish-kryeministri për të ashtuquajturën “afera e inceneratorëve” bëri përgjegjës direkt vetëm dy persona, Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin.

“Ne shumë shpejt do u prijmë protestave të fuqishme. Nuk mundet më kush të tallet me djersën e popullit shqiptar. Ajo që ndodhi me Agaçin ishte një parodi tallëse, ndaj dhe denoncoj publikisht këtë qëndrim dhe ju them shqiptarëve se përgjegjësit kryesorë për aferën e inceneratorëve janë vetëm Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, që firmosin për xhepat e tyre për të mbyshur valixhet me euro. Fap fap fap e tak tak tak firmosin Rama e Agaçi”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meta: Protesta e 6 dhjetorit do të jetë një manifestim pro-europian!

Kryetari i PL, Ilir Meta tha se, protesta e 6 dhjetorit do të jetë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.