Berisha le prapa Ramën, rekord reagimesh në TikTok në vetëm një javë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka arritur në kohë rekord të mundë kryeministrin Edi Rama në kanalin e TikTok.

Vetëm 96 orë pasi kryetari i PD Sali Berisha nisi komunikimin e tij me shqiptarët nëpërmjet Tik Tok, shikueshmëria rezulton të jetë një nga më të lartët në rrjetet sociale.

463 mijë shikime për vetëm 4 ditë.

Sali Berisha zgjodhi një mënyrë të re të përcjelljes së mesazhit përtej figurës së tij politike, dhe rezultoi që shikimet të kenë një rritje të shpejtë.

Sipas sondazhit të “Terra World”, për një periudhë 6 ditore, 10 tetor – 16 tetor faqja e Kryetarit të PD Sali Berisha është shumë herë më e ndjekur se e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas statistikave, shikimet arrijnë mbi 35 mijë klikime, 3 herë më shumë se Edi Rama.

Në postimet e tij Kryetari i PD ka përcjellur një formë të re të komunikimit me shqiptarët, të cilën ai e ka vlerësuar të rëndësishëm edhe për të rinjtë.

“Është më i preferuari i adoleshentëve dhe moshës pranë tyre. Pavarësisht nga interesi i tyre për politikën, komunikimi me ta është i rëndësishëm. Nuk synon komunikim politik me ta, por si pjesë e rëndësishme e rinisë shqiptare”, ka thënë Berisha.

Ajo që vihet re janë komentet pozitive dhe mbështetëse ndaj postimeve të Kryetarit të PD, Sali Berisha.

Deri tani numri i ndjekësve në këtë platformë online, ka arritur mbi 25 mijë.

Sipas të dhënave të këtij rrjeti social, vetëm gjatë javës që lam pas, Berisha ka shënuar rreth 70% më shumë reagime, komente dhe shpërndarje në postimet e tij.

Me këtë ritëm, Berisha është kthyer në një prej njerëzve më me influencë në rrjetin social TikTok në Shqipëri dhe jo vetëm pasi është i vetmi politikan me këto të dhëna në postimet e tij të para, duke marrë qindra mijëra shikimi, reagime, komente dhe shpërndarje.

About Redaksia

Check Also

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar …

Leave a Reply