“Mbjellja” e Sahatit..

Nga Iva V.GRILLO 

Ideja e transferimit te Kulles se Sahatit, “ca metra me tutje, içik me anash” mund te jete shashka e radhes per te larguar vemendjen e publikut nga mega-skandale dhe per ta terhequr ate ne debate qe nuk çojne asgjekundi, sidomos ne periudhen para zgjedhjeve lokale.

Ne qofte se eshte nje shashke, qytetaret e Tiranes duhet do te duhet te bejne çmos te perdorin zhurmen e saj vetem per diçka: per te hedhur edhe nje here drite mbi kasaphanen urbane qe Kryetari i Bashkise Tirane, Veliaj ka bere me trashegimine historike te Tiranes.

Nje Kryetar Bashkie qe ka marre vendime te cilat i kane sjelle nje dem aq te madh qytetit saqe menyra e vetme per te shpetuar simbolin kryesor te tij eshte shkulja e ketij te fundit dhe mbjellja ne nje vend tjeter, e ka vendin vetem para drejtesise, sa me pare…

Ne qofte se kjo nuk eshte vetem shashke dhe vertete ne gjirizet e qeverise rilindase ekziston nje plan per te zhvendosur simbolin kryesor te Tiranes, atehere qytetaret duhet te bejne te qarte se:

– Krimi qe i eshte bere qytetit nuk mund te zhbehet nga ata qe e kane shkaktuar ate

– Shkaterruesit e trashegimise historike te Tiranes nuk kane me tager te perdorin simbolin kryesor te Tiranes, qofte edhe duke e shperngulur ate, per te mbuluar e zbukuruar katrahuren urbane qe kane shkaktuar.

– Shkaterruesit e trashegimise historike te Tiranes nuk kane asnje moral per te marre vendime te metejshme per simbolin kryesor te Tiranes te cilin e kane perdhosur me vetedije te plote.

Se çfare do te behet me simbolin e qytetit ne te ardhmen, kjo duhet te jete nje çeshtje per administraten dhe kryetarin e ri te Bashkise, specialistet e arkitektures dhe grupet e interesit, pas zgjedhjeve vendore.

Kryetari aktual i Bashkise Tirane e ka thene fjalen e vet per Kullen e Sahatit…perdhosja qe i ka bere asaj flet qarte.

Tani e tutje ajo qe duhet te flase eshte vetem Drejtesia!

Veliaj para drejtesise!

Çdo gje tjeter qe largon vemendjen nga kjo kerkese, çon vetem ne rehabilitimin dhe normalizimin e krimit dhe krimineleve me pushtet!

#VeliajParaDrejtesise

About Redaksia

Check Also

Pse nuk u ftuan presidentët në mbledhjen e parlamenteve?!

Nga Enver BYTYÇI Ja më në fund u mblodhën “etërit” e kombit në sallën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.