Nisma e PD “Foltorja jote”/ Hysaj: Shqiptarët po bëhen zëdhënës të vetes së tyre…

E ftuar në studion e Fax News, Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj foli mbi nismën më të re të forcës më të madhe opozitare në vend që është “Foltorja jote”.

Hysaj theksoi se tashmë qytetarët po bëhen zëdhënës të vetes së tyre dhe ccdo denoncim në selinë blu, ndiqet hap pas hapi deri në publikimin e tij, me korrektesë të plotë nga ana ligjore. Ajo tha ndër të tjera se problemet më të shumta me të cilat ndeshen sot shqiptarët kanë të bëjnë me strehimin, sidomos pas periudhës së tërmetit, ku nuk marrin bonus qiraje apo çështjet gjyqësore shkojnë duke u zvarritur.

Pjesë nga studio

Pyetje: Nisma “Foltorja jote”, diçka më tepër për këtë nisëm të PD?

Hysaj: Aktualisht kemi shumë qytetarë të cilët vijnë pranë zyrave të selisë së PD-së, pikërisht për të folur lidhur me problematikat e tyre. Risia është se vijnë vetë qytetarët dhe janë zëri i ndërgjegjësimit për pjesën tjetër. Qëllimi ynë është që qytetarët të jenë vetë zëdhënës të vetes tyre dhe të mposhtin frikën sepse ajo i ka kapluar sot shqiptarët.

Padrejtësitë në vend janë të ndryshme, forca qytetare për të reaguar po vjen gjithnjë e më shumë në rënie. U bëjmë thirrje qytetarëve të mos hezitojnë të vijnë dhe të na vënë në dispozicion dokumentet përkatëse, kur marrim përsipër të publikojmë një rast si denoncim qytetar, e ndjekim dhe e shohim nga ana ligjore, dhe në momentin që çdo gjë është korrekte, e ccojmë te drejtori medias dhe kalon në formë deklarate.

Duke qenë shumë të vërtetë dhe të drejtë në këtë nismë po u japim dorë shqiptarëve të dalin nga comfort-zone ku i ka kushtëzuar kjo qeveri. Të gjithë bashkë në këtë kohë krize.

Pyetje: Sa interes kanë pasur qytetarët?

Hysaj: Me thënë të drejtën nuk prisja reagim të menjëhershëm. Vijnë njerëz edhe pa njohuri ligjore, kërkojnë takime. E vetmja gjë që i step është kur u thua do e bësh ti deklaratën, ata kanë frikë daljet televizive, arritja në monizëm është më shumë sesa evidente. Në 30 vite kërkojmë demokracinë me insistim, demokraci nuk është të heshtësh.

Pyetje: Cilat janë problemet më të shumta që ata vijnë denoncojnë?

Hysaj: Problemet me AKSHI-n, e kanë problem asistimin, ndjekjen e strukturave institucionale, shkresave. Shumë prej tyre pas tërmetit kanë ngelur të pastrehë, nuk marrin bonus qiraje. Kemi zvarritje të jashtzakonshme të sistemeve gjyqësore dhe kjo i sfilit qytetarët.

About Redaksia

Check Also

Dosja e trafikut të kokainës të Olsi Ramës

Bardhi: Prokuroria hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45 vjeçar të paidentifikuar …

Leave a Reply