BE kundër amnistisë fiskale, Hohmann: Jeni të monitoruar, do rrezikoni integrimin

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christine Hohmann deklaroi qartë se miratimi I amnistisë fiskale do rrezikonte integrimin e vendit. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, ambasadorja tha se  kjo amnisti, do të pengonte progresin në luftën kundër pastrimit të parave.

“Lidhur me luftën kundër korrupsionit, raporti vëren se është bërë një farë progresi, në fakt gjykata ka dhënë një sërë vendimesh të rëndësishme për zyrtarë të nivelit të lartë. Por mbetet një shqetësim serioz, ka vullnet politik dhe përpjekje strukturore dhe aftësi të nevojshme që mbetet për t’i pasur. Një gjë tjetër është sekuestrimi i aseteve të krimit të organizuar. Lidhur me luftën kundër pastrimit të parave. Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Komisioni vlerëson se një amnisti jashtë rregullores së BE-së do të rrezikonte integrimin. Të ruhet, të vazhdohet të konsolitohet progresi dhe të zhvillohet më tej bilanci”, u shpreh ambasadroja Hohmann.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nderim Xherdan Shaqirit! Vuçiç dhe vasali i tij Rama në zi!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka përshëndetur dy futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri për golin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.