Protesta, Budina: Pedagogët dhe studentët shantazhohen nga Rama!

Regjisori Edmond Budina komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv protestën e pedagogëve të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe financim për kërkimet shkencore. Budina deklaroi se kryeministri Edi Rama gjen vetëm justifikime pasi nuk ka zgjidhur problemet as kur nuk ka pasur krizë.

“Pronën shtetërore e trajtojnë si pronë private. Edhe me reformën e arsimit e ka drejtuar, trajtohet si çështje private. Kjo mënyrë të drejtuari nuk shkon më tej. Pedagogët, bashkohem me ta.

Nuk është çështje vetëm ekonomike rritja e pagës, por është çështje koncepti, çështje lirie. Nëse pedagogu është i kamur nga pagesa, i vetëkënaqur, edhe mësimi do bëhet më mirë dhe studentët e ardhshëm do të jenë më mirë.”-tha Budina.

Më tej ai deklaroi se prej 5 vitesh protestojnë, shkojnë në SPAK, i bëjnë të gjitha por teatri është shembur. Për pedagogët, Budina tha se ata duhet ta bojkotojnë totalisht mësimin.

“Si zgjidhen këto gjëra? Shantazhi nuk është vetëm tek pedagogët, por edhe tek studentët. Iu thonë të heq mamanë dhe babain nga puna, s’të japim ndihmën sociale. Trysni mbi pedagogët, lëvizjet, protestat, ka edhe infiltrime”, deklaroi Budina.

About Redaksia

Check Also

Banditi që goditi Berishën militant i PS, mik i djalit të Muç Nanos

Dalin të dhënat e para në lidhje me personin që sulmoi kreun e Partisë Demokratike, …

Leave a Reply

Your email address will not be published.