Berisha: Rama konfiskoi lirinë akademike, emëroi komisarë dhe borde qeveritare

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka konfiskuar lirinë akademike. Gjatë një takimi me Departamentin e Arsimit në PD, Berisha tha se, Rama ka emëruar komisarë dhe borde qeveritare. Berisha tha se arsimi sot në Shqipëri po rrënohet me shpejtësi.

“Është kënaqësi e veçantë për mua, t’ju përshëndes, t’ju shpreh mirënjohjen, falenderimin për angazhimin tuaj në këtë Departament i cili ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ne, për programin e PD-së, për një nga çështjet më themelore të çdo kombi e shoqërie, që është arsimi në përgjithësi dhe ai i larti në veçanti.
Sot arsimi, ashtu si shoqëria shqiptare përjeton në një mënyrë me shpejtësi të pabesueshme një rrënim krejtësisht me meit të diktuar nga politika, fund e krye të dëmshme dhe shkatërruese. Nëse marrim së bashku treguesit në tërësi, do të gjejmë se, asnjë luftë civile nuk mund t’i rrënojë kaq thellë dhe shpejtësi, treguesit e një kombi. Dihet që luftërat civile janë më shkatërrimtare për një komb.
Këtu në 8 vite është larguar 27% e popullsisë, janë mbyllur me qindra e qindra shkolla, është përgjysmuar numri i studentëve. Me mijëra intelektualë të diplomuar janë larguar nga Shqipëria. Në 8 vite, njësoj si në diktaturë, pasi kanë një tipar, ose ndalojnë ose ngadalësojnë kohën.
Gjatë viteve të diktaturës çdo gazetar që vinte në Shqipëri, e niste shkrimin; në vendin e kohës së ndaluar. Po të marrim treguesit tek ne, e vërteta është që ne sot jemi në vendin më shumë se të ndaluar, me treguesit që kemi, i kemi rrënuar këto tregues me politika qeveritare.
Ju jeni vetë dëshmitarë se si kjo qeveri konfiskoi lirinë akademike, nëpërmjet komisarëve dhe bordeve qeveritare. Se si ky njeri, i cili me mburrje thotë se skam asnjë master, doktoraturë, ndaloi me një urdhër prej injoranti, hakmarrësi, doktoraturat në universitetet publike. Një vendim të tillë e merr veç ai që nuk ka abc-në e kërkimit shkencor dhe jetës akademike. Ose e merr ai që i urren të dyja.
Një njeri i cili e shterroi fondin për shkencën, në mënyrë absolutisht më shumë se në diktaturë. Kërkimi shkencor në atë kohë ka qenë më i decentralizuar se sot. Për mua vendoste vetëm zv/dekani i cili firmoste dhe unë vazhdoja punën. Kjo është e vërteta”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë siguri të plotë miqve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.