Ndryshimi nis nga vetja

Nga Flamur NOKA

PD ia beson vendimmarrjen kryesore anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, të cilët me votën e tyre do të përcaktojnë kandidatët zyrtarë të PD për kryebashkiakë.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD vendosëm:

  1. Miratimin e udhëzuesit që ka të bëjë me modalitetet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023.
  2. Zgjedhjen e komisionit të organizmit dhe kontrollit të operacioneve elektorale.
  3. Hapjen e garës së primareve për pushtetin vendor në të gjitha degët e PD.

Këto janë hapa përpara për PD, për konkurrencën e brendshme dhe standardin e garës.

PD është e para parti politike që ofron modelin e demokratizimit të brendshëm, për të cilin ka nevojë politika shqiptare dhe qeverisja e vendit.

Shqiptarët duan ndryshim dhe PD po e nis ndryshimin nga vetja. Primare më 4 dhjetor.

About Redaksia

Check Also

OSBE/ODHIR nxin Ramën: U bëri presion kandidatëve të opozitës, përdori qeverinë në fushatë

OSBE-ODIHR ka publikuar raportin për zgjedhjet lokale të 14 majit të këtij viti. OSBE thekson …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *