Motra e Ronaldos i hedh “benzinë zjarrit”, edhe tifozët kundër trajnerit

Emri i Cirstiano Ronaldos po vazhdon të prodhojë lajme të pafundme për ftuesin e pesëfishtë të “Topit të Artë”, madje edhe pas gjithë atyre lajmeve dhe spekulimeve që qarkulluan gjatë gjithë verës kur afati kalimtar i futbollistëve ishte në proces.

Marrëdhëniet e Ronaldos me trajnerin Erik ten Hag kanë tërhequr vëmendjen e madhe të mediave evropiane, e në këtë fokus tashmë ka zënë edhe motra e yllit portugez, Elma Aveiro.

Ten Hag më në fund e aktivizoi si titullar Ronaldon në Premier League në sfidën përballë Newcastle, por trajneri holandez e largoi nga fusha e lojës në minutën e 72-të edhe pse Ronaldo bënte paraqitje të mirë.

Ten Hag për zëvendësimin e Ronaldos në sfidën përballë Neëcastle është kritikuar së tepërmi edhe nga tifozët e Manchester United.

Ndërsa, në rrjetet sociale, motra e portugezit ka krijuar edhe një herë polemika me postimin e saj dhe tani një largim i Ronaldos nga Manchester United është më pranë se kurrë.

Ajo e ka shpërndarë një lajm ku flitet për justifikimet e Ten Hag për zëvendësimin e Cristiano Ronaldos.

Elma ka lënë komentin e saj: “Është tepër vonë”, shoqëruar edhe me disa emoji që shprehin pakënaqësi të madhe për trajnerin holandez të “Djajve të Kuq”.

Kujtojmë se Erik ten Hag nuk e aktivizonte fare Ronaldon në derbin me Manchester Cityn, të cilin e humbën “Djajtë e Kuq” me rezultat 6-3. Holandezi pas ndeshjes tha se nuk deshi ta aktivizojë Ronaldon në shenjë respekti për karrierën e tij.

About Redaksia

Check Also

“Rezultat i madh”, Ancelotti: Sakrifikuam, Guardiola: Nuk kam asnjë peng!

Reali theu një mitin në “Etihat”, ndërsa Ancelotti vendosi një tjetër rekord, kjo është hera …

Leave a Reply