Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili tha sot se pedagogët duhet të punojnë për rritjen e rankimit të universiteteve. Nga protesta e sotme para Universitetit Politeknik, Kovaçi tha sa se fillimisht Universitetet duhet që të financohen dhe më pas të bëhet rankimi i tyre.
“Të nderuar kolegë, sindikata deklaron vijimin e protestës në ditët në vijim. Në formën e ndërprerjes së procesit mësimor gjithë ditën dhe mbledhjen në fakultete në orën 10:00, protesta do të vazhdojë. vetëm kështu do të kthehet nderi ynë. Misioni ynë do të vazhdojë, universiteti është vendi i shpresës, por çfarë shprese do të sjellin universitetet tona. Ne jemi në gjendje të mjerueshme. Nuk ka çfarë rankimesh të bëjë Rama kur nuk ka asnjë financim.
Protesta do të vazhdojë, studentët na mirëkuptojnë. Mbështetja e protestës po vazhdon edhe në rrethe. Kryeministri duhet që të financojë Universitetet. Pse infiermeria ka mbikuota në çdo Universitet? Sepse duan që të ikin sa më parë nga vendi. Orët mësimore do të zëvendësohen. Studentët janë dakord me protestën. Presim komunikim nga Ministria e Kultutës për të mbyllur këtë protestë sa më parë”, tha Kovaçi.