Rama kërcënon pedagogët: Do t’iu kontrollohet pasuria!

Në një kohë që pedagogë të universiteteve në vend kanë prej javësh në protestë dhe kanë kërkuar rritje pagash 50% brenda dy vitesh, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se shumë shpejt ata do i nënshtrohen kontrollit të pasurisë.

Kjo, pasi Rama tha se, realiteti i pagave është ndryshe, sepse nuk deklarojnë aq sa marrin.

Edi Rama: Për pagat ka dhe një element. Ne jemi të detyruar që të bëjmë rivlerësim ligjor të thellë të gjithë universiteteve.

E kuptoj mirë që për shkak të një page që është ende jo e kënaqshme në universitetin publik shkojnë në universitete private e aty tjetër deklarohet tjetër marrin, është fakt.

Nuk po them të gjithë por është fakt, nuk mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason se nuk e ha njeri, është shumë e rendë kjo, është periudhë kohore por do iu bëjmë thirrje paraprakisht nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar e pagës së marrë duhet ta korrigjojnë se procesi do shkojë në kontrollin e pasurisë vetvetiu, si e bën gjithë bota. Nëse më tregon që ke kaq e ke dy vetura e këtë e ketë, më fal ku i gjen këto?

Nuk i gjen nga aktivitete kriminale por nga fshehja e të ardhurave. Realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe që të jemi shumë të qartë.

About Redaksia

Check Also

Bardhi, një pyetje për Ramën dhe një mesazh Altin Dumanit për Olsi Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, …

Leave a Reply