Berisha: Bleu me 2 dollarë parkun rreth sarajeve të tij, pedagogët sulmon si Enver Hoxha!

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama po i sulmon pedagogët njësoj si Enver Hoxha.

“Vuri në krye të arsimit një person që kishte probleme serioze me arsimin e vet dhe tani u kthehet përsëri, pasi i ka fundosur për tetë vite me radhë, duke u marrë me punësimin e tyre. Duke u mbajtur rrogat në rënie çdo vit për shkak të inflacionit. Tani vërsulet ndaj kërkesave më minimale si ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda. Pra, vërsulet ndaj universiteteve, u tregon hanxharin, vetingun.

Kush është ky që u tregon vetingun këtyre? Ai është kreu i një organizate më kriminale në Europë, që thotë se firmos fap e fap, që firmos qindra milionë dollarë, në një kohë kur entet e specializuara të shtetit i thonë se nuk mund të firmosen, se janë në kundërshtim flagrant me ligjin. Por ligji i xhepit prevalon mbi çdo ligj.

Ka fytyrë të kërkojë veting të pedagogëve ky që parkun rreth shtëpie e kam blerë me 2 dollarë. A u kujtohet ju pse e kanë akuzuar Adriatik Llallën? Sepse ka bërë rivlerësimin e pasurisë sipas ligjit. Kurse ky e ka parkun në zonë të ndaluar, të mbrojtur. Ky që u kërkon vetingun dhe ua përmend vetingun si hanxhar. Ky ka një saraj dhe flet për pastërti figure.

Njëherë zonja thotë se u bënë me paratë e Kurbanit, ky del e thotë se u bënë me paratë e emigracionit. Kërkojani një faturë për paratë e emigracionit me të cilat ndërtoi vilën. Nuk ka asnjë faturë të vetme. Thotë ka 3800 dojçmarka, ndërkohë që sarajet ishin ngritur komplet.

Ky kërcënon pedagogët, kërcënon me mbyllje universitetet e Vlorës, Gjirokastrës. Ka dërguar hordhitë tatimore për të bërë presione nga më të paligjshmet. Dhe kulmon kur thotë se do marr studentë nga jashtë. Dhe këta shqiptarët nuk i lejoj. Sepse i urren.

Ky do të krijojë elitën e patronazhistëve. Enver Hoxha, gjëja e parë që bëri ishte dekapitimi i elitës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply