Protestat masive, Berisha sot takim me krerët e degëve të Tiranës

Kryetari i PD, Berisha deklaroi në mbledhjen e deputetëve të grupit parlamentar se sot nis takimet me krerët e degëve të Tiranës për të përcaktuar axhendën e protestave masive.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur elitën kombëtare e cila është nën një sulm amoral të paimagjinueshëm. Lëvizja e tyre është sindikaliste dhe ne mbështesim çdo kauzë të drejtë. Po të ishte lëvizje e jona do e thonim me krenari. Ajo është lëvizje e sindikatave. U them socialistëve aty që ne do mbështesim çdo kauzë të drejtë. Universitetet janë pasuri kombëtare, nuk janë sarajet e Surrelit. Nesër Parlamenti ka axhendën e vet, por kryeaxhendë duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij sulmi të shpëlarë ndaj tyre. Nuk e imagjinoni dot se çfarë ndërhyrjesh terrori bëhen për ti përçarë. Nesër ata kanë thirrur grevë të përgjithshme. Ne solidarizohemi plotësisht dhe e mbështesim këtë grevë”, tha Berisha.

Sipas tij “sot kam takim me kryetarët e degëve të Tiranës me të cilët 2 janë çështjet që diskutojmë: Primaret dhe protestën. Sindikatat kanë protestën e tyre, ne do të mbushim rrugët. Nuk mund të vazhdojmë kështu kur shohim shqiptarët çdo ditë që përzihen nga vendi i tyre”.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply