Berisha: Do t’i dalim zot elitës së kombit, mbështesim lëvizjen sindikaliste të pedagogëve

Ne duhet t’i dalim zot elitës së kombit. Duhet ta mbrojmë, ne jemi krenarë me ta. Ata kanë kontribute të jashtëzakonshme, janë personalitete që në kushte të vështira, kanë bërë maksimumin.
Nuk mundet që me një rast të përlyejnë një botë akademike. Se është vetë i zhytur komplet.
Ndaj ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur elitën kombëtare, e cila është në një sulm amoral të paimagjinueshëm.
Sa i përket mbështetjes tonë, ajo është lëvizje sindikaliste dhe ne mbështesim çdo kauzë të drejtë.
Po të ishte lëvizja jonë, do e thonim me krenari sepse nuk kemi asnjë kompleks. Por ajo është lëvizje e sindikatave. Ndaj u them socialistëve që ne mbështesim kauzën tuaj, se ajo është kauzë e drejtë.
Për ne, universitetet janë një pasuri e paçmuar kombëtare. Nuk janë pasuri e Edi Ramës, nuk janë sarajet e Surrelit. Është një investim gjigant që kanë bërë shqiptarët për universitetet.
Nesër në parlament, kryeaxhenda duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij agresioni, këtij sulmi ndaj tyre, përpjekjet për t’i përçarë, nuk mund të imagjinoni çfarë terrori ushtrohet për t’i përçarë.
Duke u shprehur solidaritetin, ne e mbështesim grevën e tyre të përgjithshme nesër.

About Redaksia

Check Also

Si i gënjeu Erion Veliaj 80 mijë banorët e Astirit që sot nuk kanë shkollë as në 3D!

Nga Besart XHAFERRI Pasi kërkoi mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion …

Leave a Reply