Berisha: Bluzat e bardha të ngrihen në protestë, Rama po dërgon miliona te kompania e tij e djegësave

U bëj thirrje bluzave të bardha. Ky po e shkatërron sistemin e shëndetësisë. Po e shohin sistemin të shkatërrohen para syve të tyre. Duhet të ngrihen, të ngrihen fuqishëm.

Në vitin e pandemisë arritëm në katër vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë. E gjithë kjo sepse drejtohemi nga njerëz injorante si ai dhe ministrja e tij. I lanë mjekët pa mbrojtje, pa maska, pa uniforma, të cilët krijuan bomba epidemiologjike.

Tani është koha që mjekët dhe infermierët, sanitarët dhe të gjithë, të mobilizohen. Pse ata duhet të marrin 50-60 përqind më pak se në Kosovë?

Kjo nuk është kurrë gjendja e Shqipërisë, por miliona disbursohen përditë te kompania e tyre, te kompania e djegësave. Kjo është kompania e tyre, e ministrave, absolutisht. Zoto e Gugalja janë thjesht administratorë, prandaj nuk arrestohen. Ata jo vetëm nuk arrestohen, por ka ndërhyrje të fuqishme. Edhe ata po përdorin teknikën Bllako, ose më hiq akuzën, ose do të flas.

Se po jepen paratë për njerëzit në kërkim. Po ndodh procesi njëlloj me Bllakon.

Pra, se thotë nuk kam para. Nuk ke para për rrogat e zjarrfikësve sepse vjedh me dhjetëra milionë me kompaninë tënde. Sepse kontrakton 6 milionë satelitët, se nuk mund të shohësh katet nga toka. Se blen instalacionin e drurit, nuk e bën askush në botë. Nuk kam lexuar që të blejë një sulltan, një diktator 4 milionë euro një gjë për syrin e tij.

Enver Hoxha ndërtoi vilën dhe nuk ka kushtuar kurrë më shumë se 3 milionë në atë kohë. Kurse ky blen instilacionin e drurit për t’u kënaqur pashai.

About Redaksia

Check Also

Ligji për Zonat e Mbrojtura, ish-prokurori: Mos u habisni nga katastrofa, do gjeni çakallin në mes të Tiranës

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar ndryshimet e dekretuara sot në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, …

Leave a Reply