Berisha: Harrojeni fjalën bojkot nga unë! Nga Tirana nis fillimi i fundit të regjimit

Kryetari i Partisë Demokratik, Sali Berisha mblodhi sot kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë. Teksa i informoi për procesin e primareve, Berisha shprehu besim të plotë te anëtarësia e PD-së, duke thënë se opozita është e vendosur të fitojë zgjedhjet lokale.

Berisha tha se, Tirana do të jetë qytetit që duhet të marrë rolin kryesor në betejën me qeverinë për lokalet 2023.

“Do të përgatisim strukturat tona. Nuk bojkotojmë zgjedhjet, do përgatisim të gjithë anëtarësinë tonë për të kthyer votën te shqiptarët. Ne e duam këtë vend. Ne besojmë të potenciali i tij i jashtëzakonshëm. Nuk pajtohemi me varfërimin, nuk pajtohemi me shndërrimin e Shqipërisë në një shtet mafioz. Kam besim të madh te ju, kam besim të plotë të anëtarësia e PD-së. Tirana të marrë rolin kryesor në betejën e kësaj qeverie”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Media amerikane/ Rama, autokrati që përmbys zgjedhjet dhe për të cilin nuk ka vend në BE

Michael RUBIN “Washington Eximiner” Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE nën Edi Ramën Shumë …

Leave a Reply