Inceneratorët/ Kallzim penal ndaj Damian Gjiknurit. SPAK ta thërrasë e të veprojë

· Inceneratorët/ Kallzim penal ndaj përgjegjësit kryesor Damian Gjiknuri. Në rast të gjetjes fajtor, rrezikon 7 vite burg. SPAK ta thërrasë e të veprojë me të gjithë elementët e kupolës korruptive.

Deklaratë e deputetes së PD, Ina Zhupa

Ish-ministri Damian Gjiknuri ka një kallëzim penal për Shpërdorim të Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në rast të gjetjes fajtor Gjiknuri mund të dënohet deri në 7 vjet burg.

Pse dyshohet dhe akuzohet një prej ministrave më të fuqishëm dhe të afërt të Edi Ramës?

Në shtator 2017, kryeministri përcakton si autoritet kontraktor Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, dhe Damian Gjiknuri është njeriu përgjegjës për të administruar, menaxhuar dhe mbikëqyrur punimet e 3 inceneratorëve.

Ndonëse ishte Autoritet Kontraktor, ministri Gjiknuri toleroi abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve. Gjiknuri është gjithashtu përgjegjës për krijimin e një monopoli të depozitimit të dherave në inceneratorin e Tiranës.

Si autoritet kontraktor, ai duhet të amendonte kontratën e firmosur mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare. Amendimi i kësaj kontrate do të ndikonte në rritjen e totalit të mbetjeve dhe gjithashtu do të ulte kostot për njësi që do të paguheshin nga qytetarët. Një kosto që sot shkon në 40.61 euro/ton.

Në një pistë tjetër shumë të dyshimtë, rezulton se në sistemin TIMS ministri Gjiknuri ka udhëtuar, dy herë brenda një muaji, një javë para miratimit të kontratës së djegësve në qeveri, ku përgjegjës ishte ai vetë, me një prej pronarëve të inceneratorëve, Klodian Zoton.

SPAK e ka thirrur Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë Engjëll Agaçi, por duhet të bëjë të njëjtën gjë me të gjithë elementët e kupolës korruptive të aferës së inceneratorëve dhe shumë skandaleve të tjera.

Ka ardhur koha që firmëtarët, lejuesit dhe lehtësuesit e megavjedhjes të shfaqen para ligjit si të barabartë me ata që po dënohen për bishtin, ndërkohë që sqepari vazhdon të presë para për inceneratorët që, ose nuk ekzistojnë ose nuk janë në punë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.