Klosi e pranon: Në fushatë me srukturat paralele shtetërore, patronazhistët

Deputeti socialist Blendi Klosi ka deklaruar se PS ka angazhuar patronazhistët edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ish-ministri u shpreh në Euronews Albania se Partia Socialistë është e fortë prej patronazhistëve, të cilët dalin në terren dhe komunikojnë me qytetarët.

Sipas tij ato janë struktura elektorale dhe aty bëhet diferenca mes Ramës e PS dhe Berishës e PD.

Pyetje: Ju patronazhistët i keni quajtur histori suksesi, i keni angazhuar edhe në këto zgjedhje?

Blendi Klosi: Padyshim. Partia Socialiste është e fortë, ju i vini emrin patronazhistë, unë i vë emrin struktura elektorale. Vini çfarë emri të doni, njerëz në terren që punojnë, komunikojnë, realizojnë.

Unë kam shkuar në Vlorë, në takimin e parë ngre strukturën tonë, shpërndaj njerëzit në terren, krijoj strukturën elektorale. Ne jemi të fortë nga ata njerëz që janë në terren. Kjo është diferenca, si e bën Edi Rama dhe Partia Socialiste, si e bën Sali Berisha dhe Partia Demokratike.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të reja ndaj Olta Xhaçkës, për …

Leave a Reply