Rama hedh benzinë mbi “zjarrin” e zemërimit, pedagogët nuk tërhiqen!

Ashpërsimi i toneve të kryeministrit me pedagogët dhe qëndrimi i tij i prerë për të mos rritur pagën ka sjellë zemërimin e pedagogëve ndaj parisë drejtuese, por edhe ndaj titullarëve të universiteteve.

Në ditën e dytë të protestës, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë shkoi më tej, duke vendosur bojkot të të gjithë ditës së mësimit, jo vetëm dy orë, siç ishte lajmëruar në fillim të vitit akademik. Çdo ditë pas orës 10:00, shumica e auditorëve në Tiranë, por edhe në rrethe do të jenë bosh, përveç Universitetit të Mjekësisë që ka deklaruar që në krye të herës që nuk ka ndërmend t’i bashkohet protestës së pedagogëve.

“Deklarojmë vijimin e protestës deri në vijim, drejtuar Kryeministrit, ministres së Arsimit dhe rektorëve, në formën e ndërprerjes së mësimit gjatë gjithë ditës, duke nisur nga ora 10:00, para Universitetit Politeknik. Të dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të vijojë. I bëjmë thirrje të gjithë pedagogëve të bashkohen”.

Ndonëse ka hyrë në fuqi tanimë nga fillimi i muajit tetor, pedagogët thonë se nuk do ta pranojnë shtesën prej 15%, pasi nuk është i gjithë kontributi i qeverisë, së cilës i takon të mbulojë inflacionin vjetor, por barrë për studentët.

“Çdo ditë, do të jemi në bojkot, deri sa të ulemi me qeverinë për të plotësuar kërkesat tona. Ka dy arsye që s’e pranojmë këtë rritje prej 15%. Nuk përfshihet i gjithë stafi. Rritja është barrë për studentët. Nuk e pranojmë këtë. Sot, do të mblidhet Këshilli Studentor. Sot, do të vijohet bojkot, në orën 10:00, takim dhe më pas do të vendosim”.

Për pedagogun e Shkencave të Natyrës, aty ku bojkoti është i plotë, nuk do të ketë ndalim të protestës pa pagë të rritur në masën e duhur.

“Di të them se në Fakultetin e Shkencave nuk bëhet mësim. Mund të shihni të kontrolloni sallat e leksioneve. Mund të ketë ndonjë rregullthyes, por secili është i lirë. Nëse nuk iu pëlqen greva dhe kërkesa për rritje page, atëherë janë të lirë. Është mbështetur nga 93% e stafit. Ne do ta ndalojmë bojkotin, nëse do të rriten. I ka mbledhur sot në takim rektorët”.

Në përgjigje të deklaratë së Ramës për matjen e performancës së universiteteve, kreu i Sindikatës i kujtoi Kryeministrit gjendjen reale të tyre. Sipas Kovaçit, nuk ka vend për matje të cilësisë në një kohë që ato nuk kanë kurrfarë standardi.

“Rama e ka takimin me rektorët në kuadër të një komiteti. T’i thërrasë mendjes dhe të shohë problemet. Të gjitha universitet janë në gjendje kënetore me këtë investim. Ranikimet pa fonde i bën kot. Ça rankimi bën kot? Performanca e universiteteve është e mirë në krahasim me gjendjen e mjerueshme që është sot. Pedagogët kanë vazhduar dhe në kohë pandemie, edhe pse me pasoja. S’mund të ketë rankim me këtë gjendje. I bëjmë thirrje Kryeministrit, Ministrisë së Arsimit, që të kthejnë kokën nga Universiteti që të financojnë”.

Në rrethe, pedagogët janë disi më të ndarë në qëndrimet e tyre për të vijuar procesin mësimor. Në Universitetin e Korçës e të Vlorës, numri i stafit bojkotues është më i paktë në numër, ndërsa në kryeqytet rezistojnë ende Universiteti i Tiranës, ai Politeknik dhe Bujqësor.

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin …

Leave a Reply