Shpërthim eksplozivi në Tiranë, hidhet në erë një dyqan kozmentik 

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ndodhi në Tiranë, ku një dyqan kozmentik u hodh në erë. Ngjarja ndodhi pasmesnate në rrugën “Sami Frashëri”, në një zonë të populluar të kryeqytetit.

Bëhet e ditur se dyqani kozmetik ku ndodhi shpërthimi me eksploziv, është në pronësi të Enisa Pirollit. Nga shpërthimi i fuqishëm fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Raportohet se Pirolli e kishte marrë dyqanin me qira.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Do të jetë dëshmia e pronares që do të ndihmojë në identifikimin e autorëve të mundshëm të ngjarjes. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe është ndjerë në disa zona të Tiranës.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarje.

Grupi hetimor ka hapur kamerat e sigurisë, ku edhe është evidentuar se autori ishte me kapuç dhe se është larguar me një makinë tip Golf, ngjyrë të zezë.

About Redaksia

Check Also

Atë që nuk ja ka bërë as Vuçiç deputetëve shqiptarë të Maqedonisë, ja bën Rama

Deklarata e VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare! Sot, në …

Leave a Reply