Incident shpërthyes përtej konfliktit në Ukrainë

BILD

Incident shpërthyes përtej konfliktit në Ukrainë:

Avionët luftarakë amerikanë kanë kapur dy bombardues rusë pranë shtetit të Alaskës.

Bombarduesit Tu-95 luturuan në të ashtuquajturën Zonë e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës të hënën, bëri të ditur Komnanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD). Dy avionët luftarakë F-16 interceptuan dy bombarduesit.

SHBA: Veprimet ruse nuk janë një kërcënim

Avionët rusë ishin në hapësirën ajrore ndërkombëtare në atë kohë dhe nuk kishin hyrë në hapësirën ajrore të SHBA ose Kanadasë, theksoi NORAD. Kjo sjellje e rusëve nuk konsiderohet as kërcënim dhe as provokim.

Një zonë identifikimi e mbrojtjes ajrore është një zonë e zgjeruar përtej hapësirë ajrore të një vendi, ku mbikëqyren lëvizjet e avionëve për të lejuar më shumë kohë për reagim në rast të një sulmi të mundshëm.

Interceptimet po bëhen të zakonshme

Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut tha se ata vëzhgojnë në mënyrë rutinore avionët e huaj në atë zonë dhe i shoqërojnë nëse është e nevojshme.

Është relativisht e zakonshme që avionët rusë të interceptohen në këtë zonë.

Marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë janë jashtëzakonisht të tensionuara për shkak të luftës agresive ruse ndaj Ukrainës. Presidenti rus, Vladimir Putin ka ngritur vazhdimisht mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.

About Redaksia

Check Also

Konservatorët fitojnë mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet në Kroaci

Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) e udhëhequr nga kryeministri Andrej …

Leave a Reply