Meta:Komplot Rama-Basha me dosjet

Ish-Presidenti tha se nga bordi i Autoritetit të Dosjeve janë larguar dy anëtarë të cilët janë zëvendësuar sipas tij me dy të besuar të Lulzim Bashës.

Meta: Nuk kam asnjë arsye të humbas kohë me një çështje të qartë për qytetarët. Ajo që mund t’u them sot është se avokati im ligjor bëri të ditur se Kuvendi i Shqipërisë, ku kryetarja u tromaks nga këto letrat dhe informacionet e Autoritetit të Dosjeve, nuk ka pranuar të japë informacion që e kanë për detyrë në respekt të ligjit dhe transparencës.

Është një ngjarje e paprecedent, po kështu avokati ka bërë të ditur se vetë Autoriteti nuk ka pranuar të japë dokumentet tek avokati dhe vendimet që kanë marrë për këtë çështje. Që nga momenti që kanë marrë një email anonim nga një person V.F.L.P. Prokuroria nuk ka regjistruar procedimin, është mjaftuar me të dhënat e autoritetit. Është një çështje që do konsumojë të gjithë fazat e brendshme gjyqësore.

Do të shkojë në Gjykatën Europiane. Nuk ka të bëjë thjesht me figurën time në këtë drejtim, por është një çështje që ka të bëjë me një demonstrim spektakolar të mënyrës se si pas 32 vitesh degradon shteti në një grupim mafioz i cili guxon të bëjë falsifikime të tilla, që janë shumë herë më të rënda se sa ato të regjimit komunist. Askush nuk është i sigurt se çfarë është ajo çështje. Është një pus i errët. Kanë ikur dy anëtarë nga bordi aty dhe janë zëvendësuar nga dy të besuar të Lulzim Bashës. Është një komplot Rama Basha.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon videon: Shqiptarët në Milano i çojnë një mesazh Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar një video nga festa e shqiptarëve në Milano …

Leave a Reply

Your email address will not be published.