Rama kërcënon pedagogët: Ta harroni rritjen e pagës! Nuk ka pakt me ju…

Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra ka komentuar protestën e pedagogëve. Në fjalën e tij, Rama tha se nuk do të ketë asnjë pakt me pedagogët duke shtuar se këto të fundit kanë mundësi që të punojnë dhe në universitetet private.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se do të ketë vetting për pedagogët që punojnë në universitete private dhe nuk deklarojnë pagën.

“Nuk mund të dalësh e të bësh protestë dhe të mos bësh mësim, në një kohë që paga është rritur. Pedagogët kanë mundësi të dyta duke punuar edhe në universitete private. Një pjesë e pedagogëve nuk deklarohen nga universitetet private, për këtë çështje do të bëjmë veting. Bëjnë protesta për të çuar ujin në çorbën e rublave, ‘non gratave’ dhe spiunëve. Kush po i shantazhon. Të bësh protesta si skuth. Asnjë pakt nuk ka me ta, puna jonë nuk është të bëjmë pakte pas shpinës suaj”, tha Rama.

Sipas tij sindikata e tyre drejtohet nga antëar i SHIK-ut ndërsa tha se ata që dalin në protestë të harrojnë rritjen e pagës dhe se duhet ta nxjerrin vetë me anë të projekteve.

“Ata pedagogët me një të SHIK-ut në krye që kërkojnë rritje page, kur jo vetëm u është rritur, por më shumë se të tjerët, që përveç qeverisë, ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin, ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësat dhe pensionistët të parët. Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit, as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera për t’i nxjerrë mediat, por janë në mësim”, u shpreh Rama.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply