Babai i Lear Kurtit: Djali nuk ka patur asnjë problem shëndetësor, shteti e mbyti!

Babai i 32-vjeçarit  Lear Kurti, në një intervistë për Top Channel është shprehur se, djali i tij nuk ka patur asnjë problem shëndetësor. Ai thotë se, djali ka qënë si luan, por shteti e mbyti.

Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit. Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

-A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka këtu shtet. Gjeta ata të SHKB-së aty, më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

-Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo, s’më dhanë asnjë përgjigje.

-Ku ishte Laerti?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë, o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

-A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo, asgjë! Djali ka qenë 2 metra, si luan.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Gjithçka e përgatitur, autori agjent i policisë kriminale

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat pak minuta …

Leave a Reply

Your email address will not be published.