Berisha: Nuk janë vetëm universitetet në agoni, por edhe biznesi me taksat 4-fish

Kryetari i PD, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me zëvendëskryeministren Balluku. Berisha tha se, nuk janë vetëm universitetet ato që janë në agoni. “Biznesi i vogël është në agoni të vërtetë. Biznesi i mesëm është në arrati. Taksa që ju keni vendosur, 4-fishimi, 5-fishimi i energjisë. Taksa e re që keni parashikuar në 1 janar, 23% përbëjnë faktor shkatërrimtar për këtë biznes”, tha ai.

“Në doktrinë diktaturat janë teologjike dhe e tillë është ajo Iraniane. Unë kam dënuar me forcën më të madhe në këtë platformë dhe kudo, agresionin e saj ndaj Shqipërisë.

Por në doktrinë diktaturat janë edhe ato narkotike. Unë kam dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjen e saj në sistemet dixhitale të Shqipërisë dhe shkatërrimin e tyre.

Në doktrinë regjimet njëpartiake janë diktatura dhe unë kam denoncuar me forcën më të madhe vendosjen e regjimit parti-shtet, parti e cila është e zier në drogë dhe krim.

Tani nuk mund të harxhoj kohë më shumë me dokrrat që shtrove këtu, por unë do të them dy gjëra.

Nuk janë vetëm universitetet ato që janë në agoni. Biznesi i vogël është në agoni të vërtetë. Biznesi i mesëm është në arrati. Taksa që ju keni vendosur, 4-fishimi, 5-fishimi i energjisë. Taksa e re që keni parashikuar në 1 janar, 23% përbëjnë faktor shkatërrimtar për këtë biznes.

Ndaj dhe e ftoj këtë biznes në një lëvizje të fuqishme kundër këtij regjimi dhe për përmbysjen e tij. Ftoj të gjitha profesionet e lira që njeriu i cili, firmos fap, fap, fap, e pam, pam, pam, mbush baulet me eurot e qytetarëve, kërkon ti largojë.

Të bashkohemi në protestën e fuqishme e cila do ta bëjë të harrojë ato që ka thënë. E përmendi dje vettingun, sot u betua që nuk e kam thënë kurrë. Provoje po deshe vettingun.

Të sfidojnë ata të sfidojmë dhe ne”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë …

Leave a Reply