Sulmet kibernetike/ Noka: Personi që duhet të na mbronte mori 159 mln euro dhe…

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka denoncuar kompanitë të cilat janë paguar nga qeveria për ndërtimin dhe mbrojtjen e sistemeve dixhitale të Shqipërisë. Nga foltorja e Kuvendit, Noka deklaroi se janë 3 kompani që kanë marrë 195 milionë euro nga taksat e qytetarëve dhe sërish dështuan për të mbrojtur të dhënat e shqiptarëve.

Sipas deputetit demokrat, një nga këto kompanitë është e lidhur me kryeministrin Edi Rama, ndërsa dy të tjera me dy ministra të kabinetit. Noka shtoi se një nga këto kompanitë është e ish-deputetit socialist Ilir Beqja.

“Kush janë kompanitë që janë paguar 195 milionë euro nga qeveria me taksat e qytetarëve për të ngritur, mbrojtur sistemet dixhitale të Shqipërisë. Shqiptarët i kanë paguar dhe ne ishim të zbuluar totalisht.1 vit e gjysmë hakerat kanë lundruar në të dhënat e çdo shqiptari. E keni ditur. Që ditën që ne kemi pranuar opozitën e Iranit në Shqipëri, do të ishim në sulm. E kishit ditur që qeveria islamike e Iranit është që investon më së shumti në çështjet e hakërrimit. Rrush e kumbulla paratë, asnjë masë nuk keni marrë.

Babëzi të tilla nuk kam parë. Por borxh nuk ua ka njeri ju që të dhënat e shqiptarëve u vodhën. Kush janë kompanitë dhe pse fshihen. Pse emrat e këtyre kompanive i tremben publikimit ndaj qytetarëve. Çfarë fshihet pas kësaj. Kush nga ministrat, kush nga personalitetet e mazhorancës fshihet pas kësaj. Informacionet janë se gurorja me punëtorë ka pasur paguar për të ngritur dhe të mbrojtur platformën dixhitale të këtij vendi. Pse nuk i thoni.

Nuk presim të merrni masa. Për ju çdo gjë është normale. Një nga firmat është e lidhur me kryeministrin, dy nga këto lidhen me ministrat e kabinetit. Janë pa asnjë eksperiencë dhe përvojë. Një nga këto është e famshmja e Beqajt. Vjedhje, vjedhje vjedhje”, u shpreh Noka.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.